REFUZOHET ligji për përgjime elektronike

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot KUNDËR ligjit për përgjime elektronike në Kosovë duke ja rikthyer ligjin mbrapa Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Ligji u refuzua nga 74 deputet, ndërsa vetëm 3 deputet votuan pro ligjit dhe 5 deputet tjerë abstenuan. Më në fund të drejtat e njeriut në Kosovë fituan kundër interesave personale, duke ditur që ky projektligj prek disa të drejta themelore dhe parime bazë të drejtësisë të mbrojtura me Kushtetutë
dhe ligje, si e drejta e qytetarëve për privatësi (neni 36 i Kushtetutës), nevoja për dyshim të bazuar për ndjekje, dhe e drejta e mbrojtjes së burimeve në gazetari.

7

Advertisements

EDRi i shkruan Kryetarit te Kuvendit

EDRi eshte umbrelle e 33 organizatave evropiane qe luftojne per te drejtat digjitale dhe te drejtat e njeriut ne internet. Organizata i ka shkruar leter Kryetarit te Kuvendit, z. Kadri Veseli, dhe Kryetares se Komisionit Parlamentar per Integrime Evropiane, znj. Teuta Sahatqija, per projektligjin per pergjimin e komunikimeve elektronike.edri

 

Reagimi dhe Analiza e Institutit GAP dhe Grupit per Studime Politike dhe Ligjore

Instituti GAP dhe Grupi per Studime Politike dhe Ligjore kane bere nje hulumtim mbi çeshtjen e pergjimeve te quajtur Dokument politikash mbi kontrollin e pergjimit te telekomunikimeve – ceshtja e privatesise. Dokumenti ne shqip dhe ne anglisht.

Instituti GAP se bashku me Grupin per Studime Politike dhe Ligjore gjithashtu kane derguar komentet e tyre si pjese e konsultimit legjislativ per projektligjin per pergjime elektronike.

Leter derguar Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga FLOSSK

Reagimi i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur (FLOSSK) dërguar Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane:

Ky projektligj prek disa të drejta themelore dhe parime bazë të drejtësisë të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligje, si e drejta e qytetarëve për privatësi (neni 36 i Kushtetutës), nevoja për dyshim të bazuar për ndjekje, dhe e drejta e mbrojtjes së burimeve në gazetari.
Përgjimi masiv, kështu siç është propozuar me këtë projektligj, do të prekë edhe konfidecialitetin e një sërë relacionesh të cilat mbrohen me ligj: e avokatëve me klientët, e mjekëve me pacientët, e deputetëve me qytetarët, e klerikëve me besimtarët apo sekretet biznesore.

Lexoni letrën e FLOSSK-ut dërguar Komisionit Parlamentar.