Leter derguar Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga FLOSSK

Reagimi i Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur (FLOSSK) dërguar Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane:

Ky projektligj prek disa të drejta themelore dhe parime bazë të drejtësisë të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligje, si e drejta e qytetarëve për privatësi (neni 36 i Kushtetutës), nevoja për dyshim të bazuar për ndjekje, dhe e drejta e mbrojtjes së burimeve në gazetari.
Përgjimi masiv, kështu siç është propozuar me këtë projektligj, do të prekë edhe konfidecialitetin e një sërë relacionesh të cilat mbrohen me ligj: e avokatëve me klientët, e mjekëve me pacientët, e deputetëve me qytetarët, e klerikëve me besimtarët apo sekretet biznesore.

Lexoni letrën e FLOSSK-ut dërguar Komisionit Parlamentar.

Advertisements