REFUZOHET ligji për përgjime elektronike

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot KUNDËR ligjit për përgjime elektronike në Kosovë duke ja rikthyer ligjin mbrapa Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Ligji u refuzua nga 74 deputet, ndërsa vetëm 3 deputet votuan pro ligjit dhe 5 deputet tjerë abstenuan. Më në fund të drejtat e njeriut në Kosovë fituan kundër interesave personale, duke ditur që ky projektligj prek disa të drejta themelore dhe parime bazë të drejtësisë të mbrojtura me Kushtetutë
dhe ligje, si e drejta e qytetarëve për privatësi (neni 36 i Kushtetutës), nevoja për dyshim të bazuar për ndjekje, dhe e drejta e mbrojtjes së burimeve në gazetari.

7

Advertisements