Projektligji për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe shqetësimet tona

Kampanja #NdalPergjimitRKS ju sjell draftin e ri të Projektligjit për Përgjime të Telekomunikimeve. Draftin mund ta lexoni dhe shkarkoni duke klikuar këtu.

Gjithashtu, ju mund ta lexoni Memorandumin shpjegues të projektligjit duke klikuar këtu.

Megjithate, pasi kemi marrë draftin e ri të Projektligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe analizimin e këtij drafti, ekipi ynë shpreh këto shqetësime në lidhje me këtë projektligj:

Aplikueshmëria e ligjit/Qëllimi

– Te Neni 1 drafti i ri ka një zgjerim të aplikueshmërisë duke qenë i aplikueshëm për nevoja të procedurës penale në përgjithëi, ndërsa më herët ishte limituar në krimet e rënda. Ligji duhet të limitohet në krimet që tash i definon Kodi i Procedurës Penale, neni 90. Ky ligj mbisundon Ligjin e Proceudrës Penale dhe Kodin Penal, prandaj është me rëndësi që të mos zgjerohet aplikueshmëria.

– Përgjimi për nevoja të strukturëva të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare nuk është definuar.

Lajmërimi i subjektit

Neni 20. shkel të drejtën e personit të përgjuar për t’u lajmëruar kur përgjimi më nuk i shërben ndjekjes. Ky nen është në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriu.

Neni 21.1. krijon konflikt interesi. AKI-ja si agjenci ekzekutive dhe ndjekëse nuk mund të bëj verifikim të sigurisë për personat të cilët do t’i shërbejnë nga palët e treta. Ky funksion duhet të bartet nën Komisionin që do të krijohet nën Zyrën e Kryeministrit.

Neni 21.2. Objektet, pajisjet, interfejsët dhe softuerët që do të instalohen dhe përdoren për qëllime të përgjimit duhet të kenë një verifikim të lëshuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës – AKI nuk ka kapacite teknike për të kryer këtë përgjegjësi. Kjo detyrë duhet t’i lihet ARKEP-ut.

Neni 30.2. Operatorëve të rrjetit dhe ofruesve të shërbimeve ju lejohet të ruajt meta-datat për një periudhë maksimale prej dymbëdhjetë muajve kalendarik dhe të dhënat e tilla do të i vë në dispozicion të institucionit të autorizuar, në përputhje me ligjet aktuale, për një periudhë që nuk kalon dymbëdhjetë muaj kalendarik. Ky nen ehte ne kundershtim me Ligjin per komunikimet elektronike i cili ndalon ruajtjen pertej periudhes se nevojshme te lidhur me dhenjen e sherbimeve. Ky nen lejon kerkimin e ruajtjes si favor dhe është tentativë për anashkalim të vendimit të GJDBE-së në lidhje me ruajtjen masive të të dhënave.

Neni 34.3. thotë se konkluzionet dhe shkeljet e mundshme të gjetura nga Komisioneri nuk kanë efekt juridik në procedurën penale dhe vendimet e gjykatave kompetente. Shkeljet në procedurën penale duhet të kenë efekt juridik, sepse mbron nga abuzimet.

Keto dy nene duhet të fshihen sepse roli i Komisionerit nuk ka më funksion nëse mbetet kohë për fshehje të evidencës së keqpërdorimit të mundëshëm:

Neni 34.8. Komisioneri e realizon qasjen nga paragrafi 6 i këtij neni në mjediset e AKI-së në konsultim dhe pas autorizimit prej Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

– Neni 34.9. Komisioneri e realizon qasjen nga paragrafi 6 i këti neni në mjediset e Policisë së Kosovës në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

 

Në ndërkohë, ne ju ftojmë që ti bashkangjiteni kampanjës sonë në:
Facebook – kliko këtu.
Twitter – kliko këtu & hashtagun #NdalPergjimitRKS

Advertisements